Kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana është bërë baba për herë të pestë.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Arbana ndërsa e cilëson “bekim nga zoti” lindjen e fëmijës zbulon edhe emrin e djalit të tij të porsalindur, të cilin kanë vendosur ta quajnë SIAR.

Emocione pafund për ardhjen tënde në jetë, dashuria jonë më e re pas Elmës, Ajrës, Priamit dhe Amblës një tjetër rreze drite ndriçon familjen tonë! Shëndet dhe jetë të gjatë paç biri im! Faleminderit Zot!”,- shkruan Arbana.

Kryebashkiaku Elton Arbana dhe bashkëshortja e tij Ema janë tashmë prindër të 3 vajzave dhe 2 djemve.