Këngëtarja Bebe Rexha gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri është takuar me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj.

Ai i ka dorëzuar këngëtares më origjinë shqiptare “Çelësin e Qytetit” si shenjë të mirënjohjes për ardhjen e saj në vendin tonë. Më pas Veliaj ka nderuar me simbolin e “Kullës së Tiranës” Dj e famshëm anglez, Fatboy Slim (Norman Cook), i cili me muzikën e tij është i njohur në Shqipëri që nga vitet 1990. Bebe Rexha dhe Fatboy Slim performuan gjatë mbrëmjes së djeshme në koncertin e organizuar në sheshin “Nënë Tereza”.