· BBC2 shfaq dokumentarin “Nga Venecia në Stamboll”, ku chef, mësues, prezantues, autor librash, pronar restorantesh Rick Stein me diplomë Oksfordi sjell përshtypje dhe nga Shqipëria
22 gusht 2015 – Të premten, më 21 gusht 2015, ora 21:30, BBC2 ka transmetuar një serial të Rick Stein-it të famshëm në të gjithë botën dhe që titullohet“Nga Venecia në Stamboll” (From Venice to Istanbul), i cili u prezantua bashkë me librin me të njëjtin titull, botim i BBC-së. Këtu ai flet dhe për Shqipërinë dhe pjatat e saj tradicionale, që i përshkruan në 100 recetat e librit.
Kjo është sensacionale dhe i bën mirë imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare, sidomos në nxitjen e turizmit gastronomik. Thjesht, 68-vjeçari Rick Stein ka marrë shumë çmime për punën e tij si chef, mësues, prezantues dhe autor librash. Ka gatuar dy herë për Toni Blerin (Tony Blair) në Ten Dauning Strit (10 Downing Street, seli dhe banesë e kryeministrave britanike) si edhe për ish-presidentin francez Zhak Shirak (Jacques Chirac) dhe për Lartmadhërinë e Saj Mbretëreshën dhe Princin Filip (Philip). Në janar të vitit 2003, Rick-ut iu dha një OBE (Order of the British Empire – Urdhri i Perandorisë Britanike) për shërbimet në turizëm në Uest Kantri (West Country).
Këtë javë, chef-i është në Kroaci, ku ai shijon goca deti ekskluzivitet i fshatit Ston, para kalimit të kufirit në Shqipëri, ku iu bashkua i biri Xhek-u (Jack), një një tjetër qejfli ushqimesh të veçanta (foodie) dhe u befasuan së tepërmi nga ato që ky shtet në lulëzim ka për të ofruar. Në Shqipëri shijoi pjata vendore si jufka pule dhe kukurec. Në kuzhinën e tij në ishullin grek të Symi-it, Rick-u gatuan ushqime tradicionale shqiptare, si lepur çomlek dhe tavë kosi (shqip në origjinal). Madje, në 100 recetat e paraqitura në libër, Rick-u janë dhe këto dy të fundit.
Riku shkruan se “tavë kosi është një pjatë kombëtare në Shqipëri, por e kam provuar vetëm një herë, në një restorant në Llogara. Nuk kisha predispozitën ta pëlqeja. Qengji me oriz dhe kos nuk më joshi menjëherë, por doli që në të vërtetë, ishte shumë i mirë, një lloj pjate si musaka”.
Për sa i përket lepurit çomlek, Rick-u kujton: “Po hidhja sytë nga të gjitha anët për pjata të mira me mish lepuri qëkurse isha me pushime në ishullin e Maltës. Këtu ka shumë lepuj, duke qenë vendi i thatë gëlqeror ku jo shumë kafshë të egra të tjera mund të rriten. Kjo recetë, nga Kroacia / Shqipëria adriatikase, përdor hudhër, domate, vaj ulliri, qepujka dhe verë të kuqe”.
Info
Rick Stein OBE (Urdhri i Perandorisë Britanike) nuk ka gjithmonë ambicie të jetë një chef i vlerësuar me çmime. Pas diplomimit në Universitetin e Oksfordit për gjuhën angleze, ai kaloi disa vjet me drejtimin e një diskoje para se të blinte një klub nate në Pedstou (Padstow), qytet, famulli civile dhe port peshkimi në veri të Kornuoll-it (Cornwall), Angli, Britania e Madhe
Rick-u më vonë hapi një restorant që u specializua në gatimin e peshkut (të furnizuar nga peshkatarët, që frekuentonin dikur klubin e tij). Ka drejtuar restorantin “Seafood” për më se 25 vjet. Qysh atëherë, Stein-ët i kanë shtuar sipërmarrje së tyre restorante të tjera vendore, dyqane dhe një të tipit “takeaway” (dyqan-restorant për ushqime të gatshme për t’u shitur dhe ngrënë jashtë lokalit).
/përg. th. m. agjencia e lajmeve "Dyrrah/





