Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka dalë sërish ditën e sotme në një deklaratë për mediat, lidhur me aferën e inceneratorëve.

Në një konferencë për mediat, ajo tha se janë me qindra mijëra fatura të cilat LSI do t’i  dorëzojë në SPAK.

Më tej Kryemadhi u shpreh se Rama s’mund të vjedhë 189 milionë dollarë me fatura me letra me fakte të mara nga buxheti i shtetit.

“Nuk u jap dot fatura sa të dorëzoj në SPAK, se janë me qindra mijëra fatura. Fusha e betejës sonë është SPAK, ne jemi në SPAK, SPAK në momentin që do tregojnë që është arbitër i drejtë mbi të gjitha historia është që Rama s’mund të vjedhë 189 milionë dollarë me fatura me letra me fakte të mara nga buxheti i shtetit e të futura në xhepat e tij për të blerë dhe deklaratën e inceneratorëve që doli sot e cdo gjë tjetër që i duhet për të larguar vëmendjen nga korrupsioni

Po të kishte drejtësi, sot Edi Rama do ishte koleg me Alqi Bllakon dhe Lefter Kokën.”-tha Kryemadhi.