TIRANE, 17 mars 2013 – Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka shijuar një fundjavë nën shoqërinë e nipërve dhe mbesave të tij.

Në fotot e publikuara në rrjetin social Facebook, kryeministri ndjek i vëmendshëm nipërit dhe mbesat ndërsa argëtohen në pistën e patinazhit. 

Kreu i ekzekutivit ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha.