INDI, 24 shkurt 2013– Kryeministri i Indisë bëri thirrje të dielën për qetësi pas dy shpërthimeve me bomba, që javën e kaluar shpërthyen në qytetin Dilsukh Nagar, ku mbetën të vdekur 16 persona dhe më shumë se 100 të plagosur.

Më 21 shkurt, dy biçikleta, në të cilat ishin të montuara bombat, shpërthyen brenda disa minutash, njëra pas tjetrës, pranë një kinemaje dhe një stacioni autobusësh.

Kryeministri Manmohan Singh vizitoi viktimat në spital në Hyderabad të dielën dhe u kërkoi të gjithëve, që të ruajnë qetësinë dhe të mos “provokohen nga ky incident”.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet, të parat këto të mëdha, që nga shpërthimet terroriste në Indi të vitit 2011.

Mediat kanë spekuluar se sulmet janë kryer nga muxhahedinët indianë, një grup i ndaluar me Lashkar-e-Taiba të Pakistanit.