Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë sot një takim me kryebashkiakët në orën 12:00 në Kryeministri.

Nuk dihet ende se çfarë do të diskutohet mes kreut të qeverisë dhe krerëve të bashkive.

Kujtojmë se takimi i fundit i Ramës me drejtuesit vendor ka qenë në fillim të muajit korrik, pak ditë pas arrestimit të ish-kreut të Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe.

Në atë kohë Rama u vendosi disa objektiva dhe u kërkoi që të vijonin me reformat.