Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme pasi kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi akuzoi të vëllanë e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama si i përfshirë në laboratorin e drogës së Xibrakës.

Ish-kryeministri shprehet se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë, pasi sipas tij, Olsi është ushtri i tij, i cili zbaton porositë.

Berisha: Mos harroni këtë vit 28 marsin, kur dokumente zyrtare nga sistemi TIMS, nga përgjimet e policisë, nga gjurmimet e policisë, faktuan se Olsi ishte përfaqësuesi i Edi Ramës në aferat e mëdha të drogës në Shqipëri, Ballkan, Europë dhe botë.

Mund të thoni ju a e dinte Edi Rama këtë?

Miqtë e mi, Edi Rama jo vetëm që e dinte, por prokurorët që e ndrynë çështjen dhe që e lanë, megjithëse dihej se personi i paidentifikuar ishte fiks Olsi Rama, megjithëse dihej pa asnjë kundërshtim, por që e ndanë dhe e mbyllën në një sirtar, njërin e bëri prokuror të përgjithshëm, tjetrin u bë copa për ta bërë kryeprokuror të SPAK. T’i shërbente me çdo kusht se e mbrojtën nga demaskimi përfundimtar si klani më i rrezikshëm i kokainës në Shqipëri.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë sepse Olsi është ushtari i tij. Olsi zbaton vetëm porositë e tij.

Kurse Edi Rama është arkitekti, është bajlozi i drogëzimit të Shqipërisë.