Policia belge ka arrestuar katër persona për grabitjet e ndodhura në lagjet Mechelen të Leest dhe Hombeek.

Dy prej personave të arrestuar ishin nga Shqipëria dhe ishin të moshës 24 dhe 34 vjeç. Sipas autoriteteve në momentin e arrestimit kishin veshje të ngjashme me njëri-tjetrin.

Përveç dy shtetasve shqiptarë , policia ka mundur të identifikojë dhe arrestojë edhe dy persona të tjerë të moshës 47 dhe 56 vjeç nga Bullgaria.

Ndërkohë që nga përfundimi i pushimeve verore dhe fillimi i vitit të ri shkollor, policia e Mechelen-Willebroek ka vënë re një rritje të numrit të vjedhjeve në lagje dhe nënbashki të ndryshme.