Në takimin e organizuar për 5 vjetorin e Reformës në Drejtësi, kryeprokurori i përgjithshëm, Olsian Çela ka thënë se situata në disa prokurori të vendit është e rënduar për shkak të vakancave.

Sipas tij rrezikohet që në vjeshtë kjo situatë do të përkeqësohet dhe stoku i dosjeve do të jetë i papërballueshëm.

“Harta gjyqësore, ribërja e saj është emergjente, situata në disa prokurori të vendit është e rënduar për shkak të vakancave dhe ajo që parashikojmë për në vjeshtë, kjo situatë do jetë edhe më keq, rrezikojmë që stoku i dosjeve të bëhet i papërballueshëm në kushtet e vonesës.  Ndryshimi në ligjin e magjistraturës, kohëzgjatja mësimeve, viti i tretë të kthehet në vit pune, siç ka qenë më parë. Garantimi i prokurorëve duhet një rritje e dhënies së llogarisë së tyre, mungon matja e performancën profesionale, kërkon një prokurori që vepron si një e tërë, sot sistemi aktual përtej zgjedhjeve të guximshme ka nevojë për përmirësime që të çojë të rritja e eficensës. Duhet të shkojmë drejt dosjes elektronike, do rrisë eficensën, do ulë kostot, do rrisë cilësinë e hetimit, kontributin tonë”, tha Çela.