Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, foli lidhur me zjarrin që përfshiu një pallat pranë QSUT në kryeqytet, duke theksuar se pas përfundimit të operacionit do të nisin menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
I pyetur nga gazetarja Sara Demushi se çfarë do të ndodhë me familjet që humbën shtëpitë nga zjarri dhe ku do të flenë ata sonte, prefekti i Tiranës u shpreh:
“Kjo është një gjë që nuk më ka vënë shumë në preokupim por kam urdhëruar bashkinë e Tiranës dhe emergjencat civile, që ata do kenë mundësi të jenë në ambiente të tjera, por sigurisht jam i bindur që nuk do ketë nevojë. Ne jemi shqiptarë, kanë kushërinj, halla daja…por ne jemi gati”, tha Hajdari.





