Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin deri në orët e mesditës. Prej orëve të mesditës deri pasdite do të mbizotërojë mot me kthjellime e vranësira të pakta kalimtare. Pas orëve të pasdites do të kemi mot të kthjellët në të gjithë vendin.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.







