Me ardhjen e stinës së pranverës, kujdesi estetik, përfshirë një vëmendje më të madhe për lëkurën, flokët, trupin apo një manikyr i ri sipas trendeve bëhet kryefjalë.

Katerina Kordha, drejtuese e “Dermoesthetic Center Dea”, ndan me “DurrësLajm” disa nga trendet e stinës, që mesa duket shkojnë kah natyrales….

Për Katerinën, në këtë fazë, kujdes i veçantë duhet të shkoj për produktet që shoqërojnë shërbimet e ndryshme në flokë. Bojërat duhet të kenë përmbajtje delikate me sa më pak kimikate në përbërje.

Edhe manikyri duhet të jetë elegant, i thjeshtë dhe i përshtatshëm për moshën, profesionin dhe karakterin e secilit klient, edhe pse në trend duket se janë rikthyer thonjtë e gjatë dhe me dizajne të ndryshme.

Po me afrimin e stinës së verës, rritet intensiteti i kujdesit për trupin, ku më së shumti bie në sy solari.

Një këshillë e veçantë është largimi nga shumëllojshmëria e produkteve dhe shërbimeve që ofron tregu për të krijuar një rutinë të personalizuar.

H.H.