Kukësi mori fitoren e parë këtë sezon. Veriorët fituan me Laçin në transfertë. 3 pikët e ndeshjes u siguruan nga një gol i vetëm që u shënua nga Barbosa.

Loja do ishte mjaft e ashpër dhe e luftuar në pjesën e dytë, pati disa lojtarë që u ndëshkuan me kartonë. Kukësi ka 5 pikë dhe renditet në vendin e tetë, ndërsa Laçi është i fundit me 3 pikë.

Takimi Egnatia-Kastrioti u mbyll në barazimin 0-0. Të dyja skuadrat tentuan në disa raste për të gjetur golin, megjithatë në fund nuk ia dolën të finalizonin siç duhej.