Ismail Kadare nderohet me Çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë “Neustadt”

05/10/2020 - 10:36

Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare do nderohet me Çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë “Neustadt” për këtë vit.

Ky çmim njihet edhe si Nobeli Amerikan.

Lajmi u dha nga Ambasada Amerikane në një postim në Facebook, ku shkruan se Festivali Neustadt i Letërsisë është një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit Festivali i pranimit të çmimit këtë vit do të zhvillohet virtualisht.

Njoftimi i plotë:

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti.

Si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, Festivali Neustadt i Letërsisë është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga World Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës.

Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen. Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të shohim me krenari poetin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për arritjet e tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Reshat Arbana e ka cilësuar një humbje të madhe për artin, ndarjen nga jeta të regjisorit Mu

Me afrimin e Festivalit të Këngës në RTSH, fillohet dalëngadalë të ndihet edhe atmosfera e Eurovizionit.

Edicioni i 23-të i Panairit këtë vit u zhvillua online por edhe përmes aktiviteteve në terren organizuar nga shtëpitë botuese.

Një tjetër artist i njohur nuk ka mundur të fitojë betejën me Covid-19.

Është ndarë sot nga jeta në moshën 85 vjeçare bilbili i këngës popullore, Sali Brari.

Sektori i Veprimtarive Masive në Qendrën Kulturore të Fëmijëve Durrës organizon Festivalin e VI-të të Këngëve Korale, me rastin e 14 nënt

Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare dirigjenti Milto Vako.

Mbrëmjen e së shtunës ka përfunduar Festivali i parë Mbarëkombëtar i Këngës Popullore për Fëmijë, teksa juria profesioniste ka bërë dhe v

Pasditen e së premtes, biblioteka e Durrësit organizoi një pasdite letrare për të promovuar librin e parë me poezi dhe thënie të autorit

Stafi drejtues i Festivalit të 59-të të Këngës në RTSH realizoi ditën e djeshme një takim në mjediset e RTSH-së ku ishin të ftuar, artist