Regjisorja durrsake uron Ditën Botërore të Teatrit: Skenë që i shkrin të gjithë bashkë drejt një emocioni të pashpjegueshëm

27/03/2020 - 16:02

Përmes një postimi në rrjete sociale, regjisorja durrsake Driada Dërvishi ka uruar Ditën Botërore të Teatrit.

Duke postuar një foto të shkrepur në vitin 2003 në Teatrin Kombëtar të Taipeit, (kryeqyteti i Tajvanit) në kulmin e epidemisë së virusit SARS, Dervishi shkruan se teatri është një skenë që i shkrin të gjithë bashkë drejt një emocioni të pashpjegueshëm

POSTIMI I PLOTË

Kjo fotografi tregon një sallë teatri të mbushur plot, ku spektatorët, siç shihet qartë, mbajnë të gjithë maska. Është viti 2003 në Teatrin Kombëtar të Taipeit, (kryeqyteti i Tajvanit) në kulmin e epidemisë së virusit SARS. Masa ndaluese janë marrë kudo, kinematë janë bosh dhe restorantet të shkretë, mirëpo është pikërisht një performancë teatrale e dramaturgut dhe regjisorit Stan Lai, "Sand and a distant star", që i bën njerëzit të fitojnë mbi terrorin e marrjes së virusit dhe të shkojnë në teatër.

Cila është forca tërheqëse e kësaj shfaqjeje që e shtyn publikun të harrojë instiktin e mbrojtjes nga sëmundja? Një skenë që i shkrin të gjithë bashkë drejt një emocioni të pashpjegueshëm : Teatri!Gëzuar Ditën Botërore të Teatrit!

#qëndronështëpisot që të #shkojmënëteatërnesër

(Foto. Liu Chen-Hsiang)

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka ndarë sot çmimet e projektit “Fondi për mbështetjen e krijimtarisë letrare për fëmijë".

Është ndarë nga jeta Konstandin Ropi, në moshën 90-vjeçare, apo siç e njohim ndryshe të gjithë “Partizani i vogël Velo”.

Më 30 korrik 2020, në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, komisioni i evidentimit të rezultateve të votimit për projektet kinematografi

Piktorja Shpresa Milaqi Bajko ka çelur ekspozitën e saj të pestë personale në galerinë e arteve "Nikolet Vasia" në Durrës.

Durrësi i dha sot lamtumirën e fundit intelektualit dhe arsimtarit të njohur, “Mjeshtrit të madh”, Halil Myderrizi. 

Humoristi i njohur i Estradës së Shkodrës, Anton Krosaj është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare.

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare aktori i mirënjohur fierak Fuat Boçi.

Enkeleida Jorgollari vjen në një ekspozitë për Durrësin, qytetin nga ku është larguar 20 vite më parë, të cilin jo vetëm që nuk e ka harr

Është ndarë nga jeta profesor Grigor Zoraqi, bashkëpunëtori dhe anëtari i “Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës” pranë Akademisë së