Nga Mentor Kikia
Kur budallallëku sfidon edhe virusin edhe shkencën!
Në “marrëveshje” me virusin, gra e fëmijë sot dolën nga izolimi. Parqet u mbushën plot, fëmijët iu lëshuan lojës, aq shumë të munguar brenda në shtëpi, e gratë ndërruan ca si shumë thashetheme, që kishin munguar gjithashtu gjatë kohës së izolimit.
Tani disa pyetje kam unë:
Cili specialist mjeksie e këshilloi këtë praktikë “hapjeje”?
Cili dha garanci që fëmijët, pas një muaji mbyllur, do të qëndronin 2 metra larg njeri- tjetrit?
Cili mendoi se gratë me maska e doreza, do të qëndronin 2 metra larg njëra-tjetrës?
Çfarë kuptimi ka një karantinë një mujore, kur në fund ia plasin në parqe e rrugë në këtë farë feje?
Çfarë kuptimi ka që, pasi janë hargalisur në tufë duke lozuar e harbuar, kjo pjesë e popullsisë të shkojë të mbyllet në shtëpi, për tu mbrojtur nga Corona?
Nëse pas këtyre eksperimenteve, sërish ne mbetemi shoqëria me nivelin më të ulët të infektimeve, atëherë të dalim nga shtëpia pa frikë se nuk ia vlen të vetëizolohemi.
P.S: Foto të bëra sot paradite në një nga lulishtet e Tiranës