Shpesh herë na ka rastisur në rrugë që të shikojmë makina civile me fenelina, të cilat thyejnë çdo nen të kodit rrugor. Policia rrugore në këto raste bën të dy sytë qorr, por ka acaruar shoferin dëshmitar, i cili i është vërsulur syve qorr të efektivëve të policisë, shkruan "Jetaoshqef".
Djali e ka pranuar fajin e tij, por ajo që e ka bërë situatën të rëndë ka qenë momenti, kur menjëherë pas tij kalojnë shpejt dy makina civile me fenelina, të cilat nuk janë ndaluar nga policia rrugore. Në lidhje me këtë padrejtësi, djali i pyet mbi 10 herë se pse nuk i ndaluan dhe përgjigja e policit është një shtyrje me dorë dhe shoqëruar me fjalët: "Futu brenda në makinë".
"Sapo më bllokuan patentën, isha shpejt, ok jam dakord. Por, sapo po hyja në makinë kalojnë dy makina civile me fenelina, të cilat nuk ndalohen nga policia edhe pse ecin shpejt, nëse kjo policia jonë po vendos rregull, atëherë të jemi të gjithë të barabartë. Reagimi i këtyre policëve, pasi unë i pyes se pse nuk ndalojnë dhe ato të tjerët, ishte si në video", janë këto fjalët e shoferit, i cili me të drejtë kërkon një shpjegim për mënyrën sesi punojnë policët rrugorë, që po i mbysin me gjoba dhe penalizime shoferët, por kjo nuk vlen njësoj për të gjithë dhe kur ndodhin aksidente e pësojnë sërish të ndëshkuarit dhe jo ata të "lartit".
"Pse si ndalove ata që ishin aty, pse si ndalove, fol këtu, pse nuk i ndalove ata që kaluan shpejt, mos më prek s'futem në makinë. Pse nuk i ndalove, a je burrë, kthe përgjigje, pse si ndalove. Hë pra fol, s'ju vjen zor, 2 metra burrë aty, s'ju vjen turp", janë këto disa nga fjalët që dëgjohen ne video në momentin që shoferi debaton me policin rrugor.





