Teksa Fredi Beleri ndodhet pas hekurave, po ashtu edhe Jorgo Goro, është mbledhur sot Këshilli bashkiak i Himarës, për të vendosur se cili nga nënkryetarët, Pervin Gjikuria apo Blerina Bala do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

Por duket se kjo mbledhje nuk ka vijuar ashtu siç duhej. BalkanWeb mëson se banorë dhe mbështetës të Belerit pasi kanë hyrë në sallën e mbledhjes së Këshillit kanë kërkuar që të dalin jashtë perfekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo dhe socialisti Blendi Klosi.

“Ta marrin ta nxjerrin jashtë Tavon, nuk është i joni ai legeni. Merreni nxirreni jashtë”, dëgjohen teksa thonë banorët. Ndërkohë, në sherr dëgjohen se janë përfshirë dhe gra. “Nuk është kryetari ynë ai”, dëgjohen të tjerë. Pak ditë më parë Jorgo Goro, dha dorëheqje nga qelia e paraburgimit.

Këshilli i Himarës do të vendosë cili nënkryetar do të drejtojë. Kujtojmë se Këshilli i Bashkisë së Himarës përbëhet nga 21 anëtarë, 9 nga PS, 7 PD ndërsa 5 anëtarë të tjerë nga parti të vogla.