Gjykata penale në Damask ngriti akuza për “krime kundër njerëzimit” ndaj Atef Najib, kushëri i ish-presidentit sirian Bashar al-Assad.
Najib akuzohet gjithashtu për tortura që kanë çuar në vdekje gjatë protestave të vitit 2011 në provincën e Daraa-s, ku nisi kryengritja kundër regjimit sirian.
Në gjyq po hetohen edhe Bashar al-Assad dhe vëllai i tij Maher al-Assad, të cilët po gjykohen në mungesë pasi u larguan nga Siria pas rrëzimit të regjimit në dhjetor 2024.
Sipas gjykatës, Najib kishte përgjegjësi direkte ose të përbashkët për vrasje, tortura dhe arrestime arbitrare ndaj civilëve gjatë shtypjes së protestave paqësore.
Gjyqtari deklaroi se kjo është çështja e parë që zhvillohet në kuadër të “drejtësisë tranzitore” në Siri pas ndryshimeve politike në vend.
Seanca e radhës është caktuar për më 19 maj, sipas agjencisë shtetërore siriane të lajmeve SANA.
Protestat në Siri nisën në mars të vitit 2011, pasi 15 nxënës në qytetin Daraa u arrestuan për shkak të sloganeve kundër qeverisë të shkruara në mure.





