Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesës së ish kryeministrit Sali Berisha, për vlerësimin e masës ‘arrest në shtëpi’.

Seanca ishte planifikuar për në datën 27 dhjetor, por për arsye objektive Gjykata e shtyu për në datën më 17 janar.

Kujtojmë se me datë 21 nëntor, Gjykata Kushtetuese interpretoi masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” nuk pengojnë punën e deputetit dhe mund të vendosen pa autorizim nga Kuvendi, duke rrëzuar pretendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha se SPAK kishte shkelur Kushtetutën.