Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale, ku thekësohet rëndësia e karakterit te një njeri.
Meta vjen me këtë mesazh në ditën e seancës në Gjykatën Kushtetuese për të.
“Mirëmëngjes të dashur miq! Kryesorja në jetë të ruajmë 1 dhe të mos e kemi mendjen te shtimi i zero, sepse pa 1 gjithçka zhbëhet në zero absolute”.
Në videon e publikuar nga presidenti thuhet që karakteri pasurohet nga talenti, suksesi, dashuria, disiplina dhe respekti.
Në mesazh theksohet se pa karakterin të gjitha të tjerat bëhen zero.