Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet më 24 Korrik në një seancë për betimin e presidentit të zgjedhur Bajram Begaj.

Ka qenë Konferenca e Kryetarëve e cila këtë të hënë ka vendosur thirrjen e kësaj seance të posaçme plenare. Bajram Begaj u votua më datën 4 Qershor si kreu i ardhshëm i shtetit.

Begaj u zgjodh në postin më të lartë të shtetit shqiptar në raundin e katërt të votimit me 78 vota pro, 4 kuadër dhe 1 abstenim.