Së shpejti pritet të nisë në Top Channel gara e gatimit ‘Hell’s Kitchen’ ku drejtues do të jetë masterchefi i njohur Renato Mekolli.

Ndërkohë që përgatitjet janë në fund për këtë reality show gatimi, zbulohet dhe krahu i djathtë i Mekollit. 

Bëhet fjalë për fituesin e MasterChef Albania 2, Bleri Dervishi i cili mësohet të ketë ardhur nga Italia për të qenë pjesë e këtij show, i cili pritet të nisë gjatë muajit tetor.

Gjithashtu Bleri është asistent i Mekollit edhe në restorantin e tij në Tiranë.