Ilir Koçilja, 35 vjeç, banues në Durrës vrau sot rreth mesditës 47-vjeçarin Halil Koka, pas një sherri banal me thikë në lagjen nr.4.

“DurrësLajm” po publikon foton e autorit të ngjarjes, i cili po kërkohet nga policia.

“Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit Ilir Koçilja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”,– njoftoi policia në njoftimin për shtyp.