Ky që shihni në foto është Siar Konti, 26-vjeçari nga Vlora që me datë 6 gusht, rreth orës 05.10 dogji me benzinë makinën tip Ferrari të reperit Rigels Rajku.
I arrestuari ka treguar në policinë se ka marrë për ndihmë një të njohurin e tij 17 vjeç nga Vlora, dhe i ka vënë flakën makinës pasi ka hedhur benzinë në pjesën e parme të saj.
Automjeti luksoz me vlerë rreth 300 mijë euro, të cilit Noizy i kishte vënë emrin Shakira, ka qenë i parkuar pranë lokalit të reperit, në zonën e Currilave, kur i është vendosur flaka.
Konti ishte fiksuar nga kamerat e sigurisë së zonës, në njërën prej të cilave ai shfaqet ndërsa është duke ecur në këmbë, i veshur me xhup në ngjyrë të errët.
Më datë 11 gusht, policia e Durrësit njoftonte arrestimin e të riut nga Vlora, por pa specifikuar se ai ishte zjarrvënësi i Ferrarit të Moizy-t. Në një fragment video të kamerave të sigurisë, 26-vjeçari shfaqet ndërsa lëviz në zonë me biçikletë.
Pasi u përball me provat e gjetura nga hetuesit dhe pamjet filmike, sipas policisë, i arrestuari nga Vlora ka pranuar zjarrvënien.
Gjatë dëshmisë në policinë e Durrësit, mësohet se Siar Konti, ka deklaruar se është paguar 2 mijë euro nga këngëtari “Clevio” për djegien e automjetit të Noizy-t.
Reperi Noizy ka qenë shpeshherë në telashe kohët e fundit, pasi dy herë me radhë atij iu dogj lokali në Currila.
Në qershor policia arrestoi 26-vjeçarin Eraldo Musteqja për zjarrvënie të përsëritur ndaj lokalit të Noizyt. Reperi tregoi një foto me autorin, i cili është i afërm i tij dhe sqaroi se ky veprim është kryer nga Eraldo pasi ai fundit beson se muzika dhe lokalet e natës janë haram.





