Ky që shihni në foto është Bektash Muka, 24 vjeç, drejtuesi i makinës “BMW X6” që nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar e përfundoi më pas në murin e një banese.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në kryeqytet, ku makina luksoze përfundoi në murin rrethues të një banese te “Komuna e Parisit”.

Por për të riun që lëviz me mjet luksoz e të shtrenjtë, nuk është hera e parë që nuk i bindet policisë. Rreth tre muaj më parë, ai ka goditur një mjet të policisë që përdorej nga forcat “Shqiponja”, pasi këto të fundit i kanë bërë shenjë ndalimi, por edhe në atë rast përsëri është larguar. 

Muka bashkë me dy shokët e tij që udhëtonin me të, janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.