Parlamenti i Uguandës ditën e martë ka miratuar disa nga ligjet më të ashpra kundër homoseksualëve në botë, përmendim këtu dënimin me vdekje dhe burgosjen deri në 20 vjet burg për personat që identifikohen si LGBTQ+.

Sipas projektligjit, dënimi me vdekje mund të përdoret për rastet që përfshijnë “homoseksualitetin e rënduar” – një term i gjerë i përdorur në legjislacion për të përshkruar aktet seksuale të kryera pa pëlqim ose nën detyrim, kundër fëmijëve, njerëzve me aftësi të kufizuara mendore ose fizike.

Ky ligj synon ndalimin për promovimin dhe nxitjen e homoseksualitetit, si dhe konspiracionin për t’u përfshirë në homoseksualizëm, raportoi Reuters.

Ligjvënësi i opozitës Asuman Basalirwa prezantoi në parlament projektligjin kundër homoseksualitetit 2023, duke thënë se ai synon “të mbrojë kulturën tonë kishtare; vlerat ligjore, fetare dhe tradicionale familjare të ugandasve nga aktet që ka të ngjarë të nxisin shthurjen seksuale në këtë vend.”

Ndërkohë grupi mbrojtës i të drejtave Human Rights Watch (HRW) paralajmëroi në fillim të këtij muaji se ligji do të shkelte të drejtat e Ugandës.

“Një nga tiparet më ekstreme të këtij projektligji të ri është se ai i kriminalizon njerëzit thjesht për faktin se janë ata që janë, si dhe për shkeljen e mëtejshme të të drejtave për privatësi, dhe liritë e shprehjes dhe shoqërimit që tashmë janë komprometuar në Ugandë,” studiuesi i HRË Uganda. Oryem Nyeko tha në një deklaratë që u bëri thirrje politikanëve në vend që të “ndalojnë synimin e personave LGBT për kapital politik”

Projektligji pritet t’i shkojë përfundimisht Presidentit të Ugandës Yoweri Museveni për miratim.