Gjykata e Posaçme ka dënuar me 14 vite Saimir Rodrigez kimistin e drogës në Frakull të Fierit

Rodriguez është dënuar në mungesë, ndërsa pritet edhe ekstradimi i tij.

Samir Rosales Rodriguez, u cilësua fajtor për veprat penale “trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “grup i strukturuar kriminal”, dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Për laboratorin e Frakullës janë dënuar me 89 vite burg ish-kryekomunari i Frakullës Viktor Cervanaku, djali i tij, Denilson Cervanaku, vëllai Zenel Cervanaku, Nikolin Gjolena Klajdi Vrioni, Redion Meshi, Enxhi Ferhati, Marildo Rama, Bledar Matoshi dhe Julian Malaj.