Presidenti i Lacios Klaudio Lotito ka vendour që të marrë situatën në dorë brenda skuadrës pas përplasjeve të ashpra midis lojtarëve dhe stafeve teknike dhe mjekësore për ecurinë negative në javët e fundit në kampionat.
Pasi bisedoi me lojtarët, Lotito ka komunikuar dhe me stafin mjekësor bardhekaltër, të cilët akuzohen se kanë furnizuar me lëndë ushqimore të papërshtatshme futbollistët.
Pavarësisht pretendimeve se rënia e skuadrës ka ardhur si pasojë e kequshqyerjes, për Lotiton kjo nuk është arsyeja e mjaftueshme të justifikimit të rezultateve negative të ekipit kryeqytetas.
Lacio zhgënjeu mbrëmjen e djeshme duke barazuar 0-0 me Udinezen.