I penduari i drejtësisë, Artan Tafani ka rrëfyer në GJKKO episodin e vrasjes së Albi Bashaliut.

Më poshtë, ai rrëfen aktin e rëndë dhe bashkëpunëtorët, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

SPAK: Si ta ka prezantuar viktimën Laerti?

Tafani: Më tha që duhet ta bëjmë këtë punë për Lorenc Lalën. Ata ishin miq të Laertit. Babai i Albit i kishte vrarë të atin Lorencit në burg. Pasi komunikoi Laerti me ta, Enriko na dërgoi një video të një Volksëagen të viktimës. Viktima shiste pula. Enriko kishte një Mini Cooper. Laerti na tregoi çfarë kishte veshur kur ishte në Rrogozhinë, por na tha që të shkonim në fshtin Gjonçaj, ku jetonte viktima, se na kishte thënë Laerti ta bënim në fshat vrasjen.

SPAK: Lorenc Lala ka qenë emër i njohur për ty?

Tafani: Emër i njohur ishte, Lili është krahu i djathtë i Saimir Taullaut, i ka vrarë vëllain banda e Aldo Bares. E mbante pranë Saimiri. Lili mbante lekët e ktyre, Laertit, Saimirit.

Audi i bardhë ishte makina që përdorëm për vrasjen, e ngiste Lulzimi. Unë kisha Benz. Pastaj mora unë Audin, dhe Benzin gri e lamë më larg te një dyqan lulesh, që ta kishim gati.

Ka qenë ora 4 i mëngjesit. Po e lë këtu deri në orën 8 i thashë atij rojës, se kam punë. Po mo, më tha. Pastaj ikim në Gjoncaj, 10 metra larg lokalit ku ndodhej viktima. Aty e bëmë vrasjen. Audion e kishte sjellë Ligor Romaçka, targat i solli Lulzimi.

Artan Tafani: Kishim armë me silenciator, ma dha Bledar Berberi. Kishim dy armë, njëra TT, njëra me fishekë të veçkël fare, por njëra u përdor se tjetra nuk punoi. Një e kisha unë një e kishte Lulëzimi.

Me sa mbaj mend e kam shkrehur katër herë, dy herë në gjoks, dy herë në shpatull.

U qëllua me 6 fishekë, me sa mbaj mend. Arma ishte personale e Bledar Berberit. E kam shkrep 2 herë në gjoks e herët e tjera në kurriz.

Prokurori: Po makina Benz nga ishte siguruar?

Tafani: Benzi ishte me targa greke. E përdorte në Shqipëri e dashura e Erisjanos. E merr Larti dhe e mbajmë ne. Më pas Laerti e çon atë në Greqi.