Ilir Meta bëhet pjesë e anëtarësisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Durrësit.
Por nuk bëhet fjalë për liderin historik të kësaj force politike, por për një nga anëtarët më të rinj, që përveç emrit dhe mbiemrit që ka të përbashkët me kreun e LSI-së, ndan edhe të njëjtat bindje politike me të.
Nuk dihet nëse ka qenë identiteti i njëjtë me Metën që e ka shtyrë të riun nga Durrësi të anëtarësohet në LSI, apo ka menduar se ky identitet i njëjtë mund t’i hapë rrugë për të bërë karrierë në këtë forcë politike apo të gjejë ndonjë punë, pasi aktualisht rezulton i papunë.
DurrësLajm po publikon formularin e anëtarësimit të plotësuar nga 18-vjeçari nga komuna Gjepalaj, Shijak.





