Akciza e cigareve do të rritet së paku edhe me 11 % deri në vitin 2021, si një kusht që Shqipëria duhet të përmbushë në kuadër të integrimit me BE-në.

Sipas raportimit që qeveria shqiptare ka bërë në Komisionin Europian, niveli i akcizës për 1000 cigare është 44 euro që nga 1 janari 2018, por deri më 2021-shin taksimi me akcizë do të shkojë 48,9 euro për 1000 cigare, me një rritje 11 % nga niveli aktual, raporton "Monitor".

Që nga viti 2016 Shqipëria ka taksuar me akcizë 18 euro për kilogram duhanin e prodhuar në vend në përpjekje për të redaktuar informalitetin në prodhimin vendas të këtij produkti.