Lajme të këqija raportohen sot nga Durrësi, ku është rritur numri i rasteve të reja me koronavirus.
Gjatë 24 orëvë të fundit, “DurrësLajm” mëson se kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 shtatë persona.
Bëhet fjalë për punonjëset e fasonerisë të cilave iu mor tamponi një ditë më parë, pasi u identifikua një grua 41 vjeçe pozitive që punonte në këtë fasoneri.
Janë marrë 27 tampone dhe 7 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Së bashku me dy rastet aktive të raportuara më herët, 71-vjeçari dhe 41-vjeçarja, të dy banorë të Plazhit por pa lidhje midis tyre, numri i rasteve aktive në Durrës shkon kështu në 9.
Durrësi qëndroi për thuajse 3 javë me radhë pa shënuar asnjë rast të ri, e teksa pritej t’i bashkohej zonave të gjelbërta pasi të gjithë të infektuarit ishin shëruar, u regjistrua rasti i parë në datën 4 maj, i moshuari nga zona e Plazhit.





