Ish -drejtori i Përgjithshëm i Top Channel-it, Enkel Joti, është emëruar drejtor i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Joti u largua një vit më parë nga TCH, si pasojë e konflikteve të brendshme për marrjen e drejtimit të këtij televizioni. Ai kaloi për disa muaj në kupolën drejtuese të TVSH-së dhe tani zëvendëson Ogerta Manastirliun, e cila mori postin e Ministres së Shëndetësisë.
Ka qenë vetë Manastirliu ajo që ka prezantuar drejtorin e ri, duke u ndalur tek aftësitë e tij profesionale dhe menaxhuese.
“Kemi besim në aftësitë menaxhuese të Enkel Jotit”, tha ministrja e Shëndetësisë.





