Mbrëmë ka qenë finalja e edicionit të dytë të “YFSF”, por kompjuteri i “Klan”-it ka lajthitur dhe ka nxjerrë gabimisht fitues këngëtarin super të talentuar Valon Shehun, por në të vërtetë nuk ishte ai.

Fituesja e patentës ishte Beatriks Ramosaj, sipas votimit të jurisë dhe konkurrentëve.

Kur varesh nga teknologjia bëhen dhe gabime si ky që ndodhi sonte; në një transmetim direkt mund të ndodhin të gjitha. Kompjuteri nxori gabimisht në fund të programit, emrin e Valon Shehut si fitues – gjë që nuk i ndryshon asgjë talentit dhe vokalit të rrallë të Valon Shehut. Flaka Krelani fiton çmimin e merituar të produksionit. Për Mediat; “Fiton edicionin e dytë të YFSF, Beatriks Ramosaj”! Kompjuteri lajthit”, shkruhet në faqen e Alketa Vejsiut.