Në dy studime të ndryshme paralele me njëri-tjetrin, shkencëtarët kanë arritur në një përfundim të njëjtë, që mund të përkthehet në fund të varësisë nga energjia e naftës dhe derivateve të saj.
Bëhet fjalë për një studim të Institutit të Teknologjisë së Masaçusetsit (MIT) në SHBA dhe të Joint Europian Torus (JET) në Europë.
Në të dyja rastet shkencëtarët thonë se kanë bërë një hap të madh përpara drejt energjisë së pastër dhe pa limit. Ata thonë se kanë zbuluar një metodë të re për gjenerimin e energjisë nga procesi i shkrirjes (bashkimit) të atomeve të hidrogjenit (fusion).
Komponenti kryesor është plazma, që në reaktorët tradicionalë përbëhet nga dy llojë jonesh, ndërkohë që në eksperimentin e MIT dhe të JET bëhet fjalë për një lloj të ri plazme, të përbërë nga 3 atome hidrogjen, deuterium (njohur ndryshe edhe si hidrogjen i rëndë).
Kjo lloj plazme, thotë Dr John Wright, pjesë e grupit të shkencëtarëve që po punojnë me këtë eksperiment, nëse nxehet mjaftueshëm është në gjendje që të prodhojë energji palimit dhe krejtësisht të pastër.
Gjithsesi, në të dyja studimet e publikuara në revistat shkencore, vihet në dukje se do të duhen edhe disa vite punë kërkimore të kësaj lloj plazme dhe më pas mund të mendohet për ndërtimin e një motori që do të shfrytëzojë këtë metodë për prodhimin e energjisë.
Së bashku me gjendjen e ngurtë, të lëngshme dhe të gaztë, plazma përbën katër nga gjendjet thelbësore të materies. Por ndryshe nga tre të parat, që prodhohen dhe gjenden në natyrë, plazma mund të krijohet vetëm artificialisht. /TCh
Lamtumirë naftë?!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Zjarr në një pallat te “Myslym Shyri” në Tiranë, policia dhe zjarrfikëset në vendngjarje
Pas krizës me Brikenën, reagon për herë të parë Mateo
Lëvizje në seri te drejtoritë e burgjeve, firmosen dorëheqje dhe emërime të reja pas kontrolleve nëpër qeli
Gjermania dhe Holanda, bazë taktike në Baltik për t’i bërë presion Rusisë





