Lëvizja Bashkë proteston sërish kundër kullës që ka nisur të ndërtohet prapa Teatrit të Operës dhe Baletit.

Ndërkohë vazhdon jehona në rrjet për lidhjet e politikës me ndërtimin e kullës që do ngrihet 185 metra mbi lulishte.

Qytetarët shprehen se SPAK duhet ta hetojë këtë aferë dhe se kulla është simbol i parasë së dyshimtë.

Kujtojmë se Partia Demokratike depozitoi sot në SPAK dosjen për kullën “Mali i Tiranës”. Padia u dorëzua nga kryetarja e grupit të këshilltarëve të PD-së në këshillin bashkiak të Tiranës.