SAN SAVERO – Një shqiptar 30-vjeçar i vrarë dhe një i plagosur rëndë janë goditur me armë zjarri në një periferi të Foggia-s, San Severo në Itali. Siç njofton gazeta italiane “La Repubblica” të dy personat gjendeshin brenda një makine Audi kur u arritën nga një tjetër autoveturë, nga e cila dolën të shtëna armësh.

Në vendngjarje ka mbërritur urgjenca 118, e cila ka transportuar të plagosurin në spitalin Masselli Mascia të San Severo, por nuk përjashtohet mundësia që i plagosuri të jetë transferuar në Spitalet e Bashkuara të Foggia-s ose të Casa Sollievo della Sofferenza në San Giovanni Rotondo.

Në vendngjarje janë gjendur edhe policia dhe karabinierët e San Severo, të cilët janë duke kërkuar të ndërtojnë ngjarjen. Hetimet i drejton prokurori Andrea Di Giovanni. Për momentin nuk përjashtohet asnjë hipotezë, edhe pse duket e mundshme nga modaliteti i veprimeve pista e një larjeje hesapesh e mafias lokale.