Itali, 29 korrik 2014 – Këngëtarja e njohur italiane Laura Pausini ka përjetuar diçka të pakëndshme gjatë një koncerti.
Pak para përfundimit të një kënge ajo është ngjitur në një pjesë më të lartë të skenës, ku për shkak të një lëvizjeje më shumë manteli që mbante veshur është hapur duke i nxjerrë në shesh pjesët intime.
Këngëtarja e ka kuptuar thuajse menjëherë se diçka nuk shkonte me veshjen, nisur edhe nga reagimi dhe fishkëllimat e publikut.
E pavarësisht incidentit në fjalë, Laura ka reaguar menjëherë duke thënë:
“E patë? Nuk e kam ndryshe nga të tjerat”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





