Gjirokastër, 15 qershor 2014  – Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në qytetin e Gjirokastrës mbrëmjen e sotme rreth orës 21:30. Të shtënat vinin nga fshati Lazarat dhe zgjatën për një periudhë kohë relativisht të gjatë.

Të shtënat erdhën menjëherë kur disa zyrtarë të lartë të policisë do të shkonin në fshatin Lazarat. Por menjëherë sapo janë dëgjuar të shtënat zyrtarët e policisë janë tërhequr duke mos rrezikuar.

Fatmirësisht nga të shtënat me armë zjarri nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/