Pas superaksionit të policisë për crrënjosjen e plantacioneve të drogës në Lazarat, ky fshat u shkretua. Por pikërisht historia e tij prej 25 vjetësh si “Kolumbia e Shqipërisë”, po e ndihmon atë të rikthejë shpresën tek banorët. Dy të rinj nga ky fshat kanë vendosur ta kthejnë Lazaratin në një destinacion turistik për të gjithë kureshtarët vendas dhe të huaj. Dikur hyrja në Lazarat ishte më e vështirë se marrja e një vize per të udhëtuar jashte vendit. Sot rrugët e fshatit janë të lira për të rrëfyer të shkuarën, shkruan shqiptarja.com.

Ndonese të rinjtë kanë marrë rrugët e evropës pasi nuk kanë asnjë mundësi për të punuar në fshat, Lazarati po mirëpret shumë vizitorë. Ata janë kryesisht nordik të cilët i tërhiq më së shumti e ish fshatit të drogës. Duke shfrytëzuar imazhin e sotëm dhe të djeshëm të Lazaratit të rinjtë kanë marrë nismën për të zhvilluar guida për historia e Lazaratit. Dy studentë nga fshati Lazarat, Zenel Basha dhe Vilajete Cela, kanë si qëllim shfrytëzimin e resurseve turistike të fshatit të tyre i cili vitet e fundit, ka qenë mjaft i dëgjuar për kultivimin e hashashit.

Sipas Zenel Bashës, njërit prej guiduesve turistikë, Lazarati, ka se cfarë të tregojë për turistët vendas apo të huaj. Ka një klimë mjaft të favorshme, një traditë të hershme patriotike dhe historike me emra patriotësh, si dhe ato cfarë kanë prodhuar vitet e tranzicionit.

Banorë nga fshati, shprehen se interesi për Lazaratin, ka qenë mjaft i lartë nga turistët krahasuar me vitet e kaluara. Për ta, interes kanë ngjallur ish plantacionet me hashash gjurmët e të cilave i gjen edhe sot, objektet e kultit, zonat ku përpunohej hashashi apo edhe godinat ku plastifikohej thahej dhe paketohej. Ndërkaq interes, kanë shfaqur edhe për vendodhjen e grupit të zjarrit të cilët u përleshën me armë zjarri me Policinë e Shtetit në aksionin që kjo e fundit ndërmorri në mes të qershorit të vitit të kaluar.