Pas suksesit të bashkëpunimit të tyre muzikor, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për muzikën, por edhe për afrimitetin që shfaqin në publik.
Në një intervistë të fundit, reperi nga Prishtina ka folur për marrëdhënien që ndan me këngëtaren, duke theksuar se mes tyre ekziston një kimi e fortë, si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë shoqëror.
“Kemi pasur shumë kimi. Edhe në studio, edhe në klip… edhe në shoqëri. Jemi shumë shokë me Xhensilën,” tha Ledri, duke hedhur dritë mbi energjinë që i bashkon.