Pas pezullimit të lëvizjes së kamionëve drejt Greqisë dhe Maqedonisë nga pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafë Thanës për shkak të reshjeve të dendura të borës, pala greke ka lejuar qarkullimin.

Policia Kufitare e Kapshticës bën me dije se janë njoftuar nga pala greke se është lejuar lëvizja e kamionëve në drejtim të Greqisë nga Kapshtica. Ndërsa nga dogana e Qagë Thanës vijon të mbetet i ndaluar kalimi i tyre.