Nuk ra nga tërmeti i fortë i mëngjesit të së martës rrezikon të shembet edhe objekti pranë banesës së prishur tashmë të familjes Lala në zonën e Kënetës në Durrës.

Lëkundjet e tërmetit të ditës së sotme kanë sjellë dëmtime te shtëpia 3-katëshe e cila është pranë asaj të familjes Lala. Godina është anuar më shumë dhe çarjet i janë thelluar, çka mund të sjellë shembjen nga momenti në moment.

Ndërkohë që rënia e saj mund të rrezikojë edhe një tjetër banesë ngjitur saj.