Rreth orës 09:30, Policia ka marrë njoftim se ishte hapur me forcë dera e një dyqani, në rrugën “Jusuf Vrioni”.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet paraprake dyshohet se dera e dyqanit në pronësi të shtetasit A. C. mund të jetë dëmtuar si pasojë e plasjes së një kapsolle detonatore, apo të ndonjë sasie të vogël lëndë plasëse.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të dëmtimit të derës.