Karabinierët italianë në rajonin e Albisola arrestuan një 39-vjeçar shqiptar, me akuzën e trafikimit të drogës.
Gjatë një patrullimi të zonës, oficerët vunë re të dyshuarin, banues në provincën e Savonës, duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë nëpër qytetin e Albisola dhe vazhduan ta monitoronin.
Pas kontrolleve të personit të tij dhe më pas të shtëpisë së tij, ata gjetën dhe sekuestruan tetë pako që përmbanin afërsisht pesë gramë kokainë, tetëdhjetë euro para të gatshme, një peshore elektronike precize dhe materiale paketimi të drogës.
Shqiptari u arrestua më pas dhe u mbajt në qelitë e paraburgimit, informon “La Stampa”.
Pas një gjyqi të shkurtër të mbajtur këtë mëngjes në Gjykatën e Savonës, arrestimi u vërtetua dhe shqiptari u urdhërua të paraqitej në policinë gjyqësore deri në fund të procesit.





