Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në qytetin e Shkodrës. Bernard Pllumbaj, banues në qytetin e Shkodrës lëvizte i armatosur me pistoletë në qytet.

Shërbimet e policisë po kontrollonin zonën, pasi kishin informacione se një shtetas po qarkullonte i armatosur në zonën e quajtur “Fahri Ramadani”.

Kanë qenë informacione të siguruara nga inteligjenca policore ato që vunë në lëvizje forcate e rendit. Bernard Pllumbaj sapo ka parë forcat blu ka hedhur armën e zjarrit që po mbante me vete dhe ka tentuar të largohet me vrap.

Pas ndjekjes intensive policia bëri të mundur kapjen e 34 vjeçarit i cili sipas njoftimit të policisë është person me precedent të theksuar penal.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Weapon”, për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri, pa leje.

Lëvizte i armatosur me pistoletë, dhe në momentin që konstatoi shërbimet e Policisë që po kontrollonin zonën, pasi kishin informacion për një shtetas që qarkullonte i armatosur, hodhi armën dhe tentoi të largohet me vrap, kapet pas ndjekjes dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

I arrestuari, me precedent të theksuar penal, për armëmbajtje pa leje dhe për disa vepra penale të tjera.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se në lagjen “Fahri Ramadani”, po lëvizte një shtetas i armatosur me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë organizuar menjëherë punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Weapon”, kanë ushtruar kontrolle në gjithë zonën.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin e dyshuar, i cili sapo ka parë shërbimet, ka hedhur armën e zjarrit që mbante me vete, pa leje, dhe ka tentuar të largohet me vrap. Pas ndjekjes intensive nga shërbimet e Policisë, është kapur dhe është vënë në pranga shtetasi B. P., 34 vjeç, banues në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, shtetas me precedent të mëparshëm penal, për veprat “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Për këtë rast u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme