Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Një automjet tip “Benz” si pasojë e lëvizjes me shpejtësi tej normave të lejuara ka humbur kontrollin duke u përmbysur në mes të rrugës.

Ai ka goditur fillimisht pjesën anësore të rrugës, më pas një kosh mbeturinash dhe në fund është përplasur me pemën duke përfunduar përmbys.

Drejtuesi i mjetit ka shpëtuar fatmirësisht, por ka marrë lëndime të lehta teksa është transportuar në spital me urgjencë, jashtë rrezikut për jetën.

Dëmet materiale në vendngjarje janë të mëdha.