Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale nga samiti i Procesit të Berlinit, ku liderët shihen teksa realizojnë foton familjare.

Në realizimin e kësaj fotoje, Rama shihet i pozicionuar në mes të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në samit, përveç gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, marrin pjesë gjithashtu vendet partnere, përfaqësues të Bashkimit Evropian. Po ashtu në samit, pritet të miratohet një plan i ri veprimi për Tregun e Përbashkët Rajonal, i cili synon të harmonizojë standardet sociale dhe të punës, si dhe të lehtësojë qarkullimin e mallrave, shërbimeve dhe njerëzve brenda rajonit.